Rreth nesh

Qendra për Gjuhë të Huaja, English Centre u kushtohet atyre që nuk kënaqen me njohuri mesatare, por që kërkojnë nivel më të lartë njohjeje të gjuhëve të huaja, të cilat do të mund t’i shfrytëzonin kudo, si dhe atyre që janë të interesuar që për njohuritë e tyre të marrin certifikata që do të njiheshin kudo në botë.


Qendra për gjuhë të huaja English Centre është një qendër moderne e mësimit të gjuhëve të huaja dhe e kurseve të tjera. Qëllimi i qendrës sonë është mësimi kualitativ dhe efikas i gjuhëve të huaja duke plotësuar kërkesat gjithnjë në rritje për zotërimin e këtyre gjuhëve dhe veçanërisht nga brezi i ri.


Qendra angazhohet për suksesin tuaj, ndërsa ne jemi në shërbimin tuaj duke i shërbyer gjithnjë qëllimit tonë të parë.


English Centre është jo vetëm qendër e gjuhëve të huaja, por qendër mësimi e edukimi i brezave të rinj, përgatitjes bashkëkohore të brezit të ri në mësimin e gjuhëve të huaja dhe aftësimin në fushat e tjera. Duke bashkëpunuar me institucione gjegjëse evropiane, ne kryejmë shërbime të përgatitjes së studentëve për vazhdimin e studimeve nëpër këto vende.

 
 
 
Me English Centre ju mund të mësoni Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Turqisht, Arabisht dhe Shqip për të huaj
English Centre organizon kurse të për të rritur dhe kurse për fëmijë si dhe kurse individual dhe kurse për VIP
English Centre ju ofron kurse të gjuhës Angleze sipas programeve Headway, TOEFL, IELTS
English Centre ju ofron edhe kurse të avancuara si Academic Skills dhe Business English
English Centre organizon mësim shtesë nga lëndët fizikë, kimi dhe biologji për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme
Me English Centre provimi kombëtar (provimi i maturës) është më lehtë
Pra English Centre për ju organizon: kurs anglisht, kurs gjermanisht, kurs frengjisht, kurs italisht, kurs turqisht, kurs arabisht dhe kurs shqip
English Centre gjindet afër sheshit Nëna Terezë në Prishtinë