Headway
Headway
gjuha angleze sipas programit Headway
Messages
Messages
Messages

Fairyland

Fairyland


gjuha angleze sipas programit Fairyland



Fairyland është program i veçantë i dizajnuar në mënyrë të përsosur për mësimin e gjuhës angleze për fëmijë të klasave 1-5. Është i ndarë në 5 nivele duke filluar nga 0 deri në 4. Secili nivel zgjatë një vit të plotë akademik dhe kjo është sepse Fairyland ka shumëllojshmëri aktivitetesh siç janë tregimet, këngët, lojërat, aktivitet me afishe dhe veprat artizanale; dhe janë pikërisht veprat artizanale, projektet e ndryshme ato të cilat e bëjnë këtë program më të veçantë se programet e tjera për mësimin e gjuhës angleze.

Çdo kapitull përmban sektorin Our School, ku përveç tjerash, fëmijët mësojnë anglishten që lidhet me Artin, Matematikën, Shëndetin dhe Sigurinë.

Sektori Go Green! u jep nxënësve mundësinë të mësojnë në mënyrë shumë zbavitëse dhe kreative më shumë rreth mjedisit si dhe i bën ata të mësojnë si ta duan ate dhe të jenë të përgjegjshëm për ruajten e tij

Sektor tjetër shumë i rëndësishëm i programit Fairyland është sektori Our World ku nxënësit njihen me kulturat dhe mënyrën e jetesës së popujve në vende të ndryshme të botës, gjë që u zgjeron atyre njohuritë e përgjithshme për botën që i rrethon.

Sektori Stickers Time! (Afishet) nuk është thjeshtë për qëllime dekorative dhe zbavitëse por një mjet shumë efektiv i mësimit të gjuhës. Afishet janë një mënyre shumë e përsorur për përfshirjen e nxënësve kinestetik në nxënjen sa më të suksesshme të gjuhës. Përveç kësaj, programi Fairyland afishet i përdorë edhe si çmime (u ngjiten nxënësve nëpër punime) për të dalluar punën më të mirë, punën më të pastër, nxënësin më punëtorë, ate më të shpejtin etj.

Theks të veçantë ky program i jep projekteve të cilat punohen nga nxënësit në secilin modul. Përveç qëllimit të nxënies së gjuhës në mënyrë sa më atraktive, projektet kanë për qëllim që të zhvillojnë të menduarit kritik tek fëmijët që nga mosha e hershme.

Vlerësimi i nxënësit është njëra ndër shtyllat kryesore në nxënien e një lënde. Vlerësimi është ai që e stimulon nxënësin dhe po i njejti ai që e dekurajon ate. Për këtë arsye ky program theks të veçantë i jep vlerësimit sa më korrekt të nxënësit dhe ai bëhet pas çdo kapitulli si dhe pas çdo moduli. Ajo çfarë e shqon këtë program është se vlerësimi është i ndarë në dy: Vlerësimi i mësuesit si dhe vlerësimi i vet nxënësit. Për vetvlerësim, në fillim të programit nxënësit marrin nga një portofolio ku ata vlerësojnë nxënien e tyre, gjë që i jep prindërve mundësinë të vëzhgojnë të arriturat e fëmiut të tyre përmes asaj portofolio poashtu.

Programi Fairyland është program shumë i gjerë dhe i përsosur për fëmijë i cili krahas mësimit të gjuhës angleze, punon në zhvillimin e mendimit kritik tek fëmijët, rritjen e dashurisë së tyre për natyrën dhe vendin e tyre, zgjerimin e njohurisë së tyre për kulturat e ndryshme të botës si dhe zhvillimin e tyre si njerëz të së ardhmes.

 




 
 
Me English Centre ju mund të mësoni Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Turqisht, Arabisht dhe Shqip për të huaj
English Centre organizon kurse të për të rritur dhe kurse për fëmijë si dhe kurse individual dhe kurse për VIP
English Centre ju ofron kurse të gjuhës Angleze sipas programeve Headway, TOEFL, IELTS
English Centre ju ofron edhe kurse të avancuara si Academic Skills dhe Business English
English Centre organizon mësim shtesë nga lëndët fizikë, kimi dhe biologji për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme
Me English Centre provimi kombëtar (provimi i maturës) është më lehtë
Pra English Centre për ju organizon: kurs anglisht, kurs gjermanisht, kurs frengjisht, kurs italisht, kurs turqisht, kurs arabisht dhe kurs shqip
English Centre gjindet afër sheshit Nëna Terezë në Prishtinë